fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Shqipëria “shuhet” përballë Francës





               Publikuar në : 22:45 - 17/11/19 |
mapo.al

Shqipëria e ka inaguruar me humbje ndeshjen e parë në “Air Albania Stadium”.


Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-0 nga Franca, duke i mbyllur me disfatë kualifikueset e Euro 2020.



Tolisso dhe Griezmann shënuan golat me vlerën e tre pikëve, që i ngjisin “gjelat” në krye të grupit H me 25 pikë.


Ndërkohë, Shqipëria pëson humbjen e 5 në këto kualifikuese, të cilat i mbyll në vendin e katërt me 13 pikë.

Në një atmosferë të zjarrtë, ku impianti ishte “pushtuar” nga flamujtë kuqezi, shkëndijat e para ishin nga miqtë.

Dubois hodhi një krosim në zonë, por Djimsiti spastroi gjithçka. Në vazhdim, Hysaj shkaktoi një faull në kufinjtë e zonës, me Griezmann që mori përsipër ekzekutimin e goditjes së dënimit.

Krosimi i tij gjeti të pambuluar Tolisso. Mesfushori i Bayern Munich gjeti hapësira dhe me kokë mposhti Berishën. Goditje që tronditi psikologjikisht kuqezinjtë, që lanë “hapësira” dhe Franca shënoi tjetër gol.

Këtë herë ishte Griezmann, me sulmuesin e Barcelonës që gjeti hapësira dhe shuajti ëndrrën e kuqezinjve për të marrë pikë. Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, pavarësisht rasteve të shumta për gol.


Etiketa: , ,

Pas