Aktualitet

Video/ ‘Shqiponja’ arreston të riun, qarkullonte me armë dhe kanabis





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 14/09/19 |
ro ot

Një i ri është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, një thikë dhe lëndë narkotike. I arrestuari është R. D. 22 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll mjetin e 22-vjeçarit.


Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis e ndarë në doza.


Gjithashtu iu sekuestruan makina dhe një celular. 22-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.




Etiketa: , , , , , ,

Pas