Protesta e djeshme përpara Kryeministrisë, nuk pati incidente, por u shoqërua me momente tensioni. I tillë ishte ai ngjatë fjalimit të Lulzim Bashës. Një grup protestuesish tentoi të çajë kordonin e policisë, por Basha ndërhyri, duke parandaluar përpasjen. “Mos prekni asnjë oficer policie”, ishte urdhri i kryedemokratit.
“Vëllezër e motra! Mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie! Mos prekni asnjë oficer policie! Vëllezër dhe motra! Mos i prekni me dorë, sepse, hiq dy a tre servilë të inkriminuar, edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama ik, Rama ik, Rama ik”, ishte thirrja e Lulzim Bashës që çtensionoi situatën përpara Kryeministrisë.