Akti i Edi Palokës sot, që zbrazi një shiringë 10 miligramshe me bojë në portretin e Edi Ramës, e ktheu seancën nga më të zjarrtat, të paktën që prej betimit të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në dhjetor të vitit 2017. Seancat parlamentare kanë pasur një tension në rritje kohët e fundit. Ishte deputeti Endri Hasa që goditi Ramën me vezë. Në atë të para 3 javëve pati kulmim akuzash dhe fyerjesh mes Ramës e Berishës. Sot, ishte më e bujshmja, kur nënkryetari i PD hodhi një sasi boje me një shuiringë në fytyrën e kryeministrit. Edhe pse u kuptuar se ishte një sui hakmarrje e Palokës ndaj Ramës, I cili në vijimësi ka përqeshur deputetin e PD për një defect sipas tij në të folur, sërish numri dy i PD u shpreh se e kishte bërë jo për vete, por për shqiptarët. Shihni edhe një herë Videon, si nisi gjithcka, që kur Paloka u ngrit tavolina, ecja drejt podiumit teksa fliste Mediu, dhe se si e kapi ai Ramën në befasi. Reagimi i gardës nuk e shpëtoi dot Kryeministrin.
KA SHUMËCKA QË NUK MË PËLQEN NGA QEVERISJA DHE VEPRIMTARIA E JASHTME E RAMËS.
NUK MUND T´IA HARROJ MIKPRITJEN E TURPSHME SHKAUT BREGOVIC.
KA BËRË EDHE SHUMË PUNË TË MËDHA SI KRYEMINISTËR.
ËSHTË PËRCMUESE PËR GJITHË NE, SHQIPTARËT, QË TË PËRBALTIM NË KËTË MËNYRË INSTITUCIONIN E QEVERISË, PËRFAQËSUAR NGA INSTITUCIONI KRYEMINISTRIT.
PO KAQ VULLGAR ISHTE EDHE GJESTI I NJERIUT RAMË, NGA POZICIONI I KRYEMINISTRIT KUR E “SERVIRI” Z. BERISHA ME SHARJE ORDINERËSH.
TË RESPEKTOJMË VETEN DHE INSTITUCIONET TONA!