Një familje ka përjetuar moment të vështirë në Greqi, pasi ishte në mes të rrugës, në momentin që nisi Stuhia. E gjithë skena është filmuar nga kamera e vendosur në makinë. Mediat greke shkruajnë se kjo familje ka shpëtuar nga stuhia, vetëm falë këmbënguljes së shoferit për të mos qëndruar dhe ka vijuar rrugën deri në qytet.
Pamjet tregojnë rrufetë e shumta që binin në gadishulin Halkidiki dhe era e fortë. Pemë të rrëzuara në rrugë dhe kosha që ndodheshin në mes të qytetit.