Kevin De Bruyne ka shkaktuar një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj Adnan Januzajt në stërvitjen e Belgjikës në prag të debutimit në Botëror të skuadrës së “Djajve”.
Ylli i Manchester City e ngriti në ajër të riun me origjinë kosovare, kur ky i fundit kishte në zotërim topin. De Bruyne ndërhyri me këmbën e djathtë të ngritur dhe e hodhi në tokë Januzajn.
Më pas, shkoi sërish në pozicionin e tij pa kontrolluar fare nëse shoku i skuadrës ishte lënduar.
https://www.youtube.com/watch?v=XZRJ9R-4mNo