Është duke u hedhur sasi e madhe gazi lotsjellës dhe lëndë të tjera si spraj djegës drejt protestuesve. Policia po tenton me çdo mënyrë ti shpërndajë. Gazetari i Mapo-s raporton nga terreni për një situatë të tensionuar përpara parlamentit. Janë një grup protestuesish, kryesisht të rinj që hodhën Molotov në hyrje të Parlamentit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz.
Gazetari ynë në terren raporton për gaz që vijon të hidhet pa limit nga policia. Pamjet dëshmojnë qartë protestuesit por dhe liderin e PD-së që janë ndjere keq nga gazi.
Sakaq ka nisur edhe hedhja e ujit drejt protestuesve.