Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision 2022 ka shkaktuar debat në vendin fqinj, pas veprimit të saj. Gjatë ceremonisë së hapjes së festivalit, Andrea Koevska teksa po pozonte para fotografëve, ka hedhur flamurin maqedonas. Edhe pse nuk duket si një akt i qëllimtë, por më shumë si një veprim i nxituar për të larguar flamurin, Koevska rrezikon të tërhiqet nga festivali.
Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka reaguar ashpër pas gjestit të saj, duke e cilësuar si skandaloz. “Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses tonë të Eurovizionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë.
Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme MRT-së. Ndaj përgjegjësive në delegacionin maqedonas do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal”, thuhet në reagim.
Pas këij veprimi, ka reaguar edhe vetë këngëtarja, i cila thotë se ajo nuk synonte të ofendontevendin, por ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në dritën më të mirë.
Andrea u zgjodh për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut pasi fitoi ‘Za Evrosong 2022’, finalja e parë kombëtare që u mbajt në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2015. Meqenëse pati një barazim për vendin e parë, Andrea u shpall fituese pasi mori pikët maksimale nga juria ndërkombëtare.
Kënga që Andrea do të performojë në Torino quhet “Rrathët”.
She threw the flag so that the press could take photos. MRT is REACHING with their statement threatening to withdraw Andrea. #Eurovision pic.twitter.com/9PvCpBgUHa
— Davin C. (not Leonardo) (@des__cribe) May 8, 2022