Sipas burimeve të prokurorisë gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë.
Gjithmonë sipas aktit të ekspertimit në pamjet filmike nuk duket asnjë vajzë. Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media.
Pritet që nesër gjykata e Shkodrës të marë një vendim konkret nëse do ta lirojë ose jo efektivin e policisë Berhan Bajrakurti.
Në 14 shkurt 2019, polici Bajrakurti u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, dhe la në masën e sigurisë “30 ditë burg” nga Gjykata e Shkodrës.
Ai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur duke i dërguar video intime, raporton shqiptarja.com.