Kronika

Video: ‘Skifteri vlonjat’ i vidhte Benz-at dhe më pas… i braktiste





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:05 - 26/11/18 |
mapo.al

Një hajdut makinash ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës. Shtetasi i arrestuar është me inicialet K.K, 33 vjeç dhe është nga Vlora. Ai akuzohet për vjedhjen e katër automjeteve në qytet, konkretisht:


Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.



Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.


Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.

Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.

33 vjeçari, i cili ka qenë dhe më parë Iidënuar, i ka vjedhur automjetet në kohë të ndryshme dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, në lagjen “15 Tetori” Vlorë. Policia thotë se automjetet pasi janë gjetur u janë kthyer sërisht pronarëve.


Etiketa: , , ,

Pas