fbpx

Bota

VIDEO/ S’mbajti premtimin, kreu i komunës lidhet dhe tërhiqet zvarrë






               Publikuar në : 14:36 - 09/10/19 |
mapo.al

Të paktën 11 njerëz janë arrestuar në Meksikë pasi morën kryetarin e komunës së tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë. Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha.



Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë. Escandon tha se do të ngrejë akuza për rrëmbim dhe tentativë vrasje.


Videoja e filmuar nga kalimtarët jashtë zyrës së kryetarit të komunës tregon një grup burrash duke e tërhequr nga ndërtesa dhe duke e lidhur në pjesën e pasme të automjetit e më pas tërhiqet zvarrë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas