Mbrojtësi i majtë të Realit të Madridit, Marselo, ishte autori i golit të barazimit në ndeshjen e mbrëmshme me Bajernin në Mynih, që përfundoi 1-2.
Ai goditi befasisht në hyrje të zonës me të majtën, duke shtanguar bavarezët. Një gol i nxjerrë thuajse nga hiçi.
Por potencialin e tij teknik Marselo e ka treguar edhe në shumë momente të tjera, ku veçohet një stopim i jashtëzakonshëm i topit, pas një pasimi të gjatë nga krahu tjetër.
Topi qëndon direkt poshtë këmbës së tij të majtë, pa lëvizur asnjë milimetër. Një stopim që ka çmendur rrjetet sociale, ku të gjithë pyesin: Po si e bën?
Janë dhunti që lojtarët brazilianë i kanë të lindura dhe që nuk mund t’i mungonin Marselos, njërit prej mbrojtësve të krahut më të mirë në botë. / Vipsport.al