Kronika, Kryesore

Video/ Studentët marrin vendimin: Ja çfarë do të ndodhë me protestën

Studentët pritet të vijojnë protestën e tyre në formën e bojkotit të fakulteteve dhe ngujimin brenda tyre.


Në një lidhje me emisionin “Kjo Javë” në emisionin News24, një studente nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, tha se është marrë vendimi nga studentë që të vijohet bojkoti pa afat i fakulteteve dhe ngujimi brenda tyre.

Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më partë u shpreh se studentët që “kanë zaptuar fakultete janë një pakicë”, ajo u shpreh se shumica e studentëve kanë qenë pro bojkotit.

Një apel bëri edhe për studentët e tjerë: “I bëj thirrje të gjithë studenteve të vijnë të gjithë të të luftojmë për kauzat tona”.

Gjithashtu, studentja i bëri thirrje policisë që mos dhunojë studentët protestues.

Studentët kërkuan rrëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë. “Është e vetmja mënyrë për plotësimin e kërkesave tona”, tha studentja.

Untitled

VIDEO/ I kyçin brenda, studentët vijojnë ngujimin. Çfarë po ndodh te ‘Ekonomiku’…

Studentë të Fakultetit të Ekonomikut në UT vijojnë qëndresën brenda ambienteve të fakultetit. Ndërkohë porta hyrëse në fakultet është e mbyllur.

Studentë shpjegojnë se policia private ka mbyllur dyert, me pretekstin se sot është e shtunë dhe nuk ka mësim, ndërkohë që shtojnë se të shtunat e tjera porta ka qenë hapur.

Pamje nga protesta e studentëve brenda fakultetit

***

Kyçet me zinxhir Ekonomiku, studentja: Nuk lejojnë të tjerët të na bashkohen

Pasi kane kaluar naten ne ambientet e fakultetit, mëngjesi i sotem është shoqëruar me incidente mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Fakultetin e Ekonomisë.

studente1

Nje nga studentet protestuese ka denoncuar ne nje prononcim per “OraNews” se dera kryesore e Ekonomikut është mbyllur me zinxhirë për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.

Ja cfare thote ajo: 

“Nuk është hera e parë që kemi konflikte të këtij lloji. Kanë qenë provokimet nga ana e rojeve të sigurisë. Dera është e mbyllur zinxhirë. Është hera e parë që ndodh sepse zakonisht e mbyllin vetëm me çelës. Dera është mbyllur për të mos u lejuar asnjë njeri të futet. Ata thonë se kemi marrë urdhra nga lart se dera do të qëndrojë e mbyllur dhe ne të vazhdojmë ngujimin. Kemi provokime. Unë personalisht jam fyer, nuk dua ta përmend fjalën fyese që është përdorur kundrejt meje. Nuk ka pasur përplasje fizike. Studentit është kërcënuar, iu është thënë: ju nuk na njihni ne, nuk e dini kush jemi ne, nuk e dini çfarë ju bëjmë ne. Ngujimi do vazhdojë. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Do bëjmë maksimumin tonë që dera të hapet pasi ka edhe studentë të tjerë nga Ekonomiku që duan të vijnë dhe të na mbështesin, askush nuk ka të drejtë të na ndalojë. Temperturat ishin të ftohta por brenda ka pasur drita. Në ndryshim nga ditët tjera që dritat na i prenë dhe qëndruam me qirinj. Kemi pasur ngrohje”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas