Studenti i gazetarisë, Gesard Hazizi përfundoi në spitalin e Traumës me dëmtime të shumta pasi u dhunua në protestën e opozitës. Ai u vizitua në spital nga ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia. Në videon më poshtë student shprehet se ishte në protestë dhe krejt befasisht u godit pas koke nga një efektiv i Shqiponjave.
Statusi në facebook i Bardh Spahisë
Policia e Lleshajt si dhunuese flagrante e qytetareve
Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet!
Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte EDI RAMA, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet. #RamaShporru