Uruguai dhe Rusia po luajnë ndeshjen e fundit në “Grupin A”, ku do të përcaktohet se kush prej tyre do të mbajë përfundimisht vendin e parë.
Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, me një goditje dënimi në minutën e 10-të kalon Uruguain në avantazh.
Uruguai 1-0 Rusi
Komenti i ndeshjes
10′ Luis Suarez kalon në avantazh Uruguain falë një goditje dënimi të goditur saktë në hyrje të zonës
Të dy skuadrat e kanë siguruar kalimin për fazën e me eliminim direkt, por sot do të vendoset ndërmjet tyre se kush do të mbajë përfundimisht vendin e parë.
Duke parë se ky është grupi i parë ku do të mbyllen ndeshjet e kësaj faze, llogaritë nuk mund të bëhen pasi varet se si do të përfundojnë ndeshjet e Grupit B, gjithmonë në rastin kur skuadrat do preferojnë të zgjedhin kundërshtarin në turin e ardhshëm.
Kujtojmë që skuadra e parë e Grupit A do të ndeshet me të dytën e Grupit B, dhe anasjelltas. E para e B me të dytën e A.
Formacionet zyrtare