Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long, shënoi sfidën e djeshme ndaj Watford golin më të shpejtë në historinë e Premier Ligës. Sulmuesi 32-vjeçar arriti të shënojë vetëm 8 sekonda nga startimi i sfidës. Watford nisi topin nga mesfusha, por një gabim i mbrojtësit i dha mundësinë Long-ut të shkruajë historinë.
Golat më të shpejtë në historinë e Premier Ligës:
1. Shane Long (7.69 sek)
2. Ledley King (9.82 sek)
3. Alan Shearer (10.52 sek)
4. Christian Eriksen (10.54 sek)