Aktualitet

Video/Takimi i Ramës, bankat e shkollës ngarkohen natën me kamionë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:18 - 08/03/19 |
ro ot

Shkollat boshatisen dhe bankat ngarkohen në kamionë për tu transportuar në aktivitetin e Ramës “Bashkia që duam” që nesër mbahet në Fier.


Përmes videos më poshtë, anëtari i djathtë i këshillit Bashkiak të Fierit denoncon shkeljen flagrante të ligjit nga drejtuesit e arsimit në Fier. Në një status në facebook Emiljano Mone i drejton një thirrje drejtoreshës së gjimnazit që është edhe kryetare e këshillit.


“E dinë këta që materialet dhe artikujt shkollorë janë të ndaluara të përdoren në aktivitete politike..? Po vijnë dhe i marin natën si hajdutë. Kjo pra është Rilindja! I vjedhin karriget natën, njësoj si votat….Turp..Turp..! Doja të pyesja kryetaren e këshillit bashkiak, që është dhe drejtoreshë e gjimnazit “Janaq Kilica”: A është në dijeni të këtij akti? Rilindja bashkë me ju i ka orët e numëruara”, shkuan ai.


Më poshtë pamjet sonte në Fier teksa nagrkohen bankat e shkolles per në aktivitetine Ramës. Duhet thënse se kjo është ngjarje e përsëritur mjafton të kujtojme Vlorën më 16 Shkurt, ku Rama uli qindra njerëz në karrige për t’iu kundërgjigjur protestes së opozitës në Tiranë.




Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas