fbpx

Aktualitet

Video/ Temperaturat e larta, shfaqen vatra zjarri në gjithë vendin





               Publikuar në : 12:54 - 14/08/19 |
mapo.al

Disa vatra zjarri janë ndezur në vend nga temperaturat e larta dhe pakujdesia e banorëve. Në Ersekë, Borsh dhe në Kukës vatrat vazhdojnë të jenë aktive.


Në Kukës një masiv pylli u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrore. Vatra e zjarrit u shfaq në Orçikel të njësisë administrative Zapod. Banorët e zonës u angazhuan. Më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.



Pas shumë orësh përpjekje zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet. Paraprakisht mendohet nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.


Një zjarr masiv ra edhe në fshatin Boshanj të Ersekës. Më shumë se 15 hektarë me dushqe dhe pisha janë djegur.

Bëhet e ditur se janë shtatë vatra zjarri dhe zjarrfikëset e kanë patur të vështirë të hyjnë në këtë terren malor.

Vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë vendin. Një ditë më parë një zjarr i madh ra në rrugën Korçë-Kolonjë, në vendin e quajtur Antenat. Aty banorët po pastronin tokat, duke djegur barishtet. Zjarre ka patur në Borsh të Sarandës, Gjirokastër, Shkodër, Fier etj.

 


Etiketa: , ,

Pas