Prej disa minutash turma e protestuesve është stacionuar para godinës së Parlamentit, sipas thirrjes së bërë nga udhëheqësit e opozitës. Ndërkohë tashmë sapo ka ndërhyrë edhe policia, që ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e grumbulluar para Parlamentit.
Kjo pasi protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor të vendosur në hyrje të godinës. Aktualisht protestuesit janë shpërndarë në rrugët rreth e qark godinës së parlamentit, për të shmangur efektin e gazit lotsjellës.
Teksa opozita po protestën në Tiranë dhe ka rrethuar Kryeministrinë në shenjë simbolike, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat. Pas takimeve me operatorët turistikë në këtë qytet, Rama ka takuar një grup folklorik fëmijësh.
Ai është shfaqur në mes të një grupi polifonik fëmijësh teksa shfaq talentin e tij në muzikë. Ashtu si fëmijët, Rama mban ison e këngës tradicionale popullore të zonës. Në fund, Rama i përshëndet dhe i përgëzon femijët për këngën. “Kënga e ditës” e quan kryeministri që poston dhe videon në “Facebook” dhe “Instagram”.