Aktualitet

VIDEO/ Tensionohet situata në Kosovë, avionët serbë fluturojnë afër kufirit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 25/09/21 |
mapo.al

Situatë e tensionuar në veri të Kosovës. Pas mesnate janë djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në objektin komunal në Zubin Potok dhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.






Gjatë ditës mediat në Kosovë kanë publikuar pamje në të cilat vërehen avion ushtarak mbi veriun e Kosovës. Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga artileria ushtarake e Serbisë të nisura në drejtim të veriut.


Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se personat që dyshohen për djegien e dy pikave janë pjesë e grupeve protestuese. Në dy objektet janë hedhur bomba dore të cilat sipas policisë nuk kanë shpërthyer. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se sulmet e mbrëmshme dëshmojnë edhe më tepër nevojën për prezencën e njësive speciale në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, duke e vlerësuar sulmin e mbrëmshëm si akti kriminal me elemente terroriste.







Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdojë me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i Kosovës.




Ndërkohë ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka deklaruar se policia dhe ushtria serbe janë në gatishmëri për çfarëdo eskalimi të situatës në Jarinjë dhe Bërnjak. Vulin ka shtuar se me armë të drejtuar në kokë nuk mund të negociohet.



Serbia ka të drejtë të kontrollon vijën administrative të kufirit dhe ky është aktivitet i joni i rregullt. Sigurisht që është shtuar interesimi jonë për atë pjesë pasi shohim njerëz të armatosur që i prenë rrugën civilëve pa armë. Serbia nuk negocion kur i drejtohet arma te koka. Serbia të cilën e udhëheq Aleksander Vuçiq ka dinjitet dhe qëndrim, e din çfarë dëshiron dhe çfarë nuk dëshiron”, pohoi Aleksandar Vulin, ministër i Brendshëm i Serbisë.

Sot bëhen gjashtë ditë nga kur Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti ndaj Serbisë për targat e veturave. Për gati një javë në veri të vendit ndodhen policia, njësiti special dhe qytetarët e komunave me shumicë serbe të cilët kanë bllokuar rrugët me makineri të rëndë dhe zhavorr.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas