Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte i ftuar në emisionin Opinion për të folur për temën më të nxehtë mbarë shqiptare, çështje e kufijtë të Kosovës dhe marrëveshjet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic.
Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në ambientet e televizionit Presidenti i Kosovës Thaçi. Siç shihet edhe në video është bërë kontrolli i gjithë vendit nga shoqëruesit e tij dhe ai është shoqëruar në dhomën e grimit dhe në studio nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu dhe stafi.