Një baba nga Ohajo, SHBA, bëri të bijën e tij që të ecte 8 kilometra deri në shkollë si ndëshkim pasi ajo kishte ngacmuar dhe talluar fëmijët e tjerë. 10-vjeçarja Kirsten u pezullua tre ditë nga autobusi i shkollës për bulizëm.
Matt Cox, babai i saj, vendosi që t’i jepte një leksion. Ai e bëri që të ecte të bijën në temperatura 2 gradë për kilometra të tëra.
Videoja është klikuar mbi 15 milionë herë në FB.
“Bulizmi është i papranueshëm. Kjo është mënyra ime e vogël për të ndaluar këtë në shtëpinë time. E di që shumë prej jush nuk jeni dakord, por po e bëj se ndjej se duhet t’i mësoj vajzës sime një mësim”.
Ai thotë se vajza e tij e ka marrë leksionin dhe ka reflektuar. Kirsten e pranon se edhe ajo ka qenë viktimë e bulizmit dhe e di se si ndjehesh.