Në derbin e fortë mes Vardarit dhe Shkëndijes, nuk munguan as incidentet e shumta, si brenda dhe jashtë fushës së blertë. Gjatë gjithë sfidës ka pasur thirrje kundër shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas.
Ndërkohë që kulmi i sjelljeve të ulta është regjistruar në minutën e 88-të, kur tifozët e Vardarit kanë goditur me sende të forta futbollistin e Shkëndijës, Mevlan Murati.
Shqiptari qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta, ndërkohë që mori ndihmën e stafit mjekësor. Pritet që Federata Maqedonase e Futbolli të marrë masat për këtë ngjarje të paprecedentë të ndodhur në këtë sfidë.