VIDEO/ Tirana mposht Vllazninë në “Loro Boriçi”, ndizet gara për titull

Klasikja e futbollit shqiptarë dhuroi emocione, gola, përmbysje rezultati, në fund ata që festojnë janë kampionët në fuqi.

Tirana reagon pikërisht atëherë kur shumë pak veta e prisnin, ndez edhe një herë sezonin e tyre por mbi të gjitha ndez garën për titull.



Vllaznia vijon rënien e lirë, e ka të pamundur të kthehet tek fitorja duke humbur gjithnjë e më shumë terren në raport me rivalët. Në “Loro Boriçi” kuqeblutë krijuan iluzionin se makthet e ndeshjeve të fundit ishin një kujtim i largët duke e nisur ndeshjen me gola që nga tuneli.

Në aksionin e parë, në zbritjen e parë në zonën e Tiranës, Da Silva fiton një 11-metërsh në minutën e dytë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Dilaver u tregua i saktë duke kaluar Vllazninë në avantazh.

 

 

Festa zgjati shumë pak, katër minuta më pas, Idi Batha ekzekutojë në mënyrë perfekte një goditje dënimi në kufijtë e zonës së rreptësisë duke barazuar shifrat në 1-1. Kampionët në fuqi zbritën më ta karikuar me fillimin e pjesës së dytë, Cale i sapo hedhur në fushë konvertoi në gol një asist perfekt nga Seferi duke përmbysur rezultatin në minutën e 51-të.

Taulant Seferi kishte mundësi të shënonte edhe golin e qetësisë por sulmuesi i kombëtares nuk ishte i saktë në finalizim në asnjë moment.

Bardheblutë festojnë për këtë fitore që i mban në garë për një vend në kupat e europës ndërsa Vllaznia zhytet gjithnjë e më shumë në krizë. Në dy sfidat e tjera të javës së 21-të, Bylis mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-0 ndërsa Kastrioti dhe Apolonia ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252