Dëmtimi i një vinçi ka plagosur rëndë një grua e cila po kalonte poshtë tij. Ajo u zu poshtë nga një grumbull tullash që ranë nga vinçi pesë kate lart.
Në pamjet filmike duken grumbulli i tullave i rënë mbi gruan e shtrirë në trotuar dhe këmbësorët e rastësishëm që shkuan ta ndihmojnë.
Ngjarja ndodhi në lindje të Londrës në zonën e quajtur Mile End. Mjekët thonë se gruaja ka plagë të rënda.