Aktualitet

VIDEO/ Tronditen oficerët e policisë, 5-vjeçari po drejtonte një fuoristradë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 06/05/20 |
mapo.al

Disa të vegjël derdhin qumështin në kuzhinë, por Adrian është një fëmijë ndryshe. Vetëm 5 vjeç, Adrian mori makinën e familjes dhe u kap vetëm kur policia në shtetin e Utah, e ndaloi atë në autostradë.


Një patrullë zbuloi SUV-in duke u lëvizur nëpër korsi me 50 km / orë, dhe krijoi një ndalesë trafiku. Shoferi  duke iu bindur urdherit, ndaloi rregullisht.


Oficeri u trondit kur zbuloi fëmijën pas timonit, i cili tha se ishte në rrugën e tij për të blerë një Lamborghini.



Djali i tha policisë se ai ishte larguar nga shtëpia pasi nëna e tij nuk pranoi ti blejë automjetin luksoz – modelet me çmim më të ulët të supermakinës kushtojnë mbi 180,000 dollarë – gjë që ndezi një zënkë mesdis nënës e birit .

Ai vendosi që të merrte makinën dhe të shkonte në Kaliforni për të blerë një vetë,” u shpreh Patrulla e Utah Highway në Twitter. “Djali i vogël mund të ketë qenë pak në deficit me shumën e blerjes, pasi ai kishte vetëm 3 dollarë në portofolin e tij“.

Në pamjet, oficeri më pas mund të dëgjohet duke thënë “Sa vjeç jeni? Ju jeni pesë vjeç?” mennjëherë sapo sheh vogëlushin.

Djali ishte ulur në skajin e sediljes për të arritur në pedale. Ai kishte përshkruar rreth pesë minuta me makinë që nga shtëpia.

Askush nuk u lëndua në incident. Do t’i lihet prokurorëve vendorë të vendosin nëse do të paraqesin akuza kundër prindërve, raportet e KSL-TV.

Të dy prindërit kishin shkuar në punë dhe ai ishte nën kujdesin së motrës, kur e kishte marrë makinën. Policia lëshoi një njoftim për të siguruar që çelësat e makinave nuk do jenë lehtësisht të arritshëm për fëmijët.

BBC. Përktheu: Mapo.al


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas