Humor

Video / Trumpit i ngjitet letra e tualetit pas këpucës






               Publikuar në : 22:11 - 05/10/18 |
mapo.al

“Më falni, zoti President. Besoj se keni marrë me vete një letër tualeti, ngjitur me këpucën tuaj”.


Askush nuk e ka thënë këtë, edhe pse, për fat të keq, presidenti Donald Trump bëri një ngjitje shqetësuese, apo të turpshme do ta quanin disa, në shkallët e Air Force One, gjatë së enjtes, me atë që duket të jetë një copë letre e ngjitur nën këpucën e tij.



Videoja e shfaq atë teksa del nga një limuzinë, për të nisur ngjitjen e shkallëve të avionit presidencial në Aeroportin ndërkombëtar “Saint Paul” të Minneapolisit, me një copë letre tualeti, që e merrte era pas çdo hapi të hedhur.

E teksa mbërriti në krye të shkallëve, presidenti, dukshëm i pavëmendshëm, u kthye për të përshëndetur me dorë shoqëruesit e tij.

Historikisht, lidhja mes një letre tualeti dhe këpucës është bërë objekt imitimesh tallëse, e madje edhe poshtërimi, duke shkaktuar të qeshura pa fund. Megjithatë, ata që patën fatin ta shihnin atë, qoftë drejtpërdrejt apo edhe teksa kontrollonin videot në rrjetet sociale, nuk mund të bënin gjë tjetër veçse ta shpërndanin atë.

Një analiste politike e CNN-it, Ana Navarro postoi klipin në rrjetin social, duke e shoqëruar me fjalinë “Ta nisësh ditën me diçka lehtësuese për të qeshur”. Po të njëjtën gjë bëri edhe bashkautorja e “The View”, Abby Huntsman, edhe pse kjo e fundit tregoi disi simpati për presidentin.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas