Tirana ka shuar të gjithë zërat për akuzat se ka toleruar ndeshjen e parë me Bylisin, e vlefshme për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjen e kthimit Tirana ka mundur 2 me 0 Bylisin, me golat e Muçit dhe Hoxhallarit. Djemtë e Egbo, e mbyllën ndeshjet me 2 gola që në pjesën e parë.
Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 2 me 1 për Bylisin dhe rezultati i përgjithshëm është 3 me 2 në favor të Tiranës.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve po hetohet për trukim nga Komisioni i Etikës në FSHF. Drejtuesit e Tiranës u shprehën se do të kualifikohen në finale, për të treguar se ata nuk morën pjesë në trukimin e ndeshjes. Tirana tashmë pret ekipin që do përballet në Finale, Kukësin ose Teutën.