fbpx

KMR

Video/ U bllokuan pas aksidentit, kamarieri hero i shpëton jetën dy policëve





               Publikuar në : 20:28 - 05/06/18 |
mapo.al

Ky momenti kur një kamerier i shpëton jetën dy policëve që kishin mbetur të bllokuar brenda veturës  e cila ishte përmbysur në një anë.


Riyad El-Hassani, 24-vjeç, nxori shëndoshë e mirë policët që ishin rrokullisur me makinën në Limehouse në pjesën lindore të Londrës.



Në pamjet filmike dëgjohet një djalë i ri duke bërtitur: “Hero, dikush ka nevojë për ty”, dhe aty i riu menjëherë vrapoi për t’i shpëtuar dy policët.


Një video amatore shfaq El-Hassanin duke u ngjitur mbi veturën e rrokullisur, të cilën mezi e hap dhe i nxjerr jashtë policët.

Ndërkohë vetëm dy javë më parë Riyad El-Hassani kishte shpëtuar jetën e një burri tjetër pasi për pak do ta shtypte treni.


Etiketa: , , , ,

Pas