Kampi juventin ka qenë i ndarë për rikthimin e Bonucci-t pas largimit që ky i fundit bëri verën e kaluar te Milani.
Në ndeshjet miqësore, por edhe në takimin e parë në “Seria A” kundër Cheivo-s, mbrojtësi kishte disa që e duartrokisnin dhe të tjerë që e vërshëllenin.
Gjithsesi në fundjavë duket se ka ndodhur paqja totale. Në përfundim të ndeshjes kundër Lazio-s, 31-vjeçari i ka përshëndetur më shumë se të gjithë tifozët.
Në një moment në videon e mëposhtme shfaqet edhe teksa i kërkon falje ultrasve.
Këta të fundit, me duartrokitje i japin sinjalin futbollistit se tani është plotësisht pjesë e tyre.
#Bonucci chiede scusa alla #CurvaSud, dalla curva arrivano i primi applausi.#JuveLazio pic.twitter.com/ZUVodLXjpI
— La Maglia Bianconera (@La_Bianconera) August 27, 2018