Aktualitet

VIDEO/ U rrëzua në ujë, 2 burra shpëtojnë gruan në karrige me rrota






               Publikuar në : 16:22 - 19/08/19 |
mapo.al

DJ Kashief Hamilton po luante muzikë në një anije në ishujt Virgin kur dëgjoi një zhurmë me zë të lartë. Ai ndaloi festën dhe pa njerëz që po vraponin, përfshirë mikun e tij Randolph Donovan.


Ky i fundit u hodh në oqean dhe pa një grua me karrige me rrota që po fundosej.

“E nxorra menjëherë nga karrigia”, tha ai për CNN.

Ndërkohë dikush nga anija hodhi një komerdare shpëtimi.

Më pas, DJ Hamilton shkoi menjëherë të ndihmonte mikun. Nga thellësia nxjerrja e gruas ishte një mision i vështirë.

Të dy u përqendruan dhe ia dolën që të shpëtonin jetën e gruas.

“Jam i lumtur që gjithcka përfundoi në mënyrë pozitive. Ne mund të kishim humbur dikë që është pjesë e familjes së dikujt, si dhe pasagjere.”

Fati ishte në anën e tyre pasi një lëvizje e vogël e anijes mund t’i shtypte dhe t’i fundoste të tre. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe gruaja shpëtoi me lëndime të lehta.


Etiketa: , , , ,

Pas