Kënga zyrtare e finaleve të “Euro 2020”-tës, do të jetë “We are the people”, e kënduar nga Martin Garrix, Bono & The Edge, e cila është plot ritëm dhe ka një tematikë që lidhet me sportin dhe njerëzit.
Kjo këngë do të hapë ceremoninë zyrtare të “Euro 2020”, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës para ndeshjes Itali-Turqi.
Ndeshjet finale të “Euro 2020”-tës do të nisin të premten e 11 qershorit 2021 dhe do të mbarojnë të dielën e 11 korrikut 2021, në “Wembly” të Londrës.