Është mbyllur pjesa e parë në 11 takimet e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të UEFA Europa League.
Manchester United po udhëheq me shifrat 2-0 përballë Partizanit të Beogradit. Greenwood zhbllokoi shifrat pas 22 minutash lojë, ndërkohë që Martial 11 minuta më pas vulosi rezultatin e pjesës së parë në 2-0.
Befasia vjen nga Gjermania, aty ku Borussia Monchengladbach po fiton 1-0 përballë Romës. Kryesuesit aktual të Bundesliga po kalojnë një moment fantastik dhe këto po e tregojnë edhe në ndeshjen e sotme.Autogoli i Fazio po i jep kryesimin pas pjesës së parë.
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:
Braga-Besiktas 2-1
Espanyol-Ludogorets 3-0
Ferencvaros-Cska Moskë 0-0
Feyenoord-Young Boys 1-0
Oleksandriya0St.Etienne 0-1
Rangers-Porto 0-0
Wolfsberger-Basaksehir 0-0
Wolfsburg-Gent 1-0
Wolves-Slovan Bratislava 0-0