Një kadet i paaftë kinez por jo i pafat, ka shpëtuar në “fije të perit” pasi granata e dorës që ai kishte hedhur në poligon i është kthyer sërish mbrapa dhe i ka plasur pak metra larg tij.
Rekruti i ri po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake në Akademinë e Fluturimit të “PLA Harbin Air Force”, kur ai bëri një gabim thuajse fatal, njofton agjencia shtetërore “CCTV”.
Filmimi që të “ndalon zemrën” tregon granatën që pengohet nga një mur betoni dhe bën një rikoshet duke rënë para këmbëve të ushtarit dhe instruktorit të tij.
Ata shpëtuan për fije kjo edhe falë refleksit të komandantit të ushtrisë, Xu Hao, i cili menjëherë e tërhoqi ushtarin në një hendek të sigurisë.