Kampionët e Hungarisë, Ferencvarosh ku aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i ka dhënë praktikisht lamtumirë aventurës Europiane.
Lojtari beratas nuk arriti të lë gjurmë edhe pse ishte në fushë për 90 minuta.
Ferencvarosh regjistroi humbjen e tretë në grupin G kualifikues të Europa Ligë, 2-0 ndaj Sëlltik dhe mban vendin e fundit me 0 pikë. Në Skoci dominuan vendasit, që arritën të gjenin rrjetën dy herë në pjesën e dytë.
Furuhashi ktheu në gol një kundërsulm të shpejtë të shokëve të tij. Turnbull vulosi fitoren e Sëlltik pas një rrëmuje dhe gabimi në mbrojtjen e hungarezëve. Kjo fitore e ngjit Sëlltik në vendin e tretë me 3 pikë, pozicion që e kualifikon në raundin e 1/16-ave të Konferencë Ligë, ndërsa Ferencvarosh gjendet e fundit me 0 pikë.