Policia e Lezhës ka sekuestruar në sajë të operacionit “Summer storm”, 200 kg kanabis, 4 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri, teksa ka arrestuar në flagrancë 4 persona, si posedues të tyre.
Të kapur në flagrancë bashkë janë Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri (Ardit) Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç dhe Ndriçim Doku, 39 vjeç, të gjithë banorë të Krujës. Ata u kapën në aksin rrugor Fushë Krujë- Mamurras.
Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.