Aktualitet

VIDEO/ Veliaj nxori zbuluar lojën e pushtetit: Do dalin 5 parti të reja nga e djathta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 24/10/20 |
mapo.al

Këto ditë është lajmëruar krijimi i të paktën tre partive të reja nga e djathta. Më e fundit u lajmërua nga portali Exit.al. Sipas tyre, Jozefina Topalli do krijojë një parti të re, ndërkohë që burimet thonë se ajo po mbledh firmat.



Por krijimin e këtyre partive të djathta e kishte paralajmëruar para disa ditësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një takimi në Dajt, ai nxori zbuluar këtë lojë të pushtetit, kur tha se do dalin 5 parti të reja.


“Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Kjo është hera e para në histori që PS futet në betejë e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS-në.



Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend, do i numëroni ditët tjera. 5 parti nga e djathta. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre,” tha Veliaj.


Qëllimi i PS-së këtë kohë është bërë përçarja e opozitës, duke nisur që nga manovrat me ndryshimet kushtetuese të njëanshme e deri te përpjekjet për të ndarë të djathtën.


Pyetja që lind është se çfarë dinte Erion Veliaj për këto parti të reja? Kush po e sponsorizon ngritjen e tyre? Cilët biznesmenë dhe korporata publike janë investuar pas tyre?

Humbja e pushtetit ka bërë që PS të bëjë gjithçka për të ruajtur benefitet e qeverisjes, ndërkohë që në ditët në vijim do zbardhen të tjera detaje nga kjo histori me partiçka.

 


Etiketa: ,

Pas