Kroacia dhe Danimarka po diskutojnë mes tyre në “Nizhny Novgorod Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa në shtesë, pikërisht në minutën e 113-të, Rebiç del i vetëm përballë portierit, por pengohet brenda zone nga një mbrojtës danez dhe ka penallti.
Modriç nga pika e bardhë gabon, me Shmajkel që pret gjuajtjen e kapitenit të Kroacisë.