Disa duar gjigande në lartësinë 1400 metra mbajnë një urë panoramike përgjatë vargmalit Annamita që përshkon Laosin, Cambogian dhe Vietnamin.
Pikërisht këtu është realizuar kjo vepër e madhe që del nga bimësia e dendur dhe ofron një pamje të kodrave Ba Na, dikur vende pushimesh të krijuara nga kolonitë franceze në 1919.
Për të arritur në Cau Vang, në Golden Bridge vietnamez, nevojitet të marrësh atë që është pagëzuar si ‘teleferiku rekord’, pasi ka një gjatësi 5777 metra dhe një sistem unik kavosh, duke çuar pasagjerët nga një ekstrem në tjetrin për vetëm 17 minuta.