Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në linjën e autobusit Kombinat-Kinostudio.
Mësohet se gjatë udhëtimit, një vajzë ka konstatuar se i kishin vjedhur portofolin duke njoftuar fatorinon dhe shoferin. Ky i fundit ka mbyllur dyert e autobusit duke pritur policinë, por kjo i ka irrituar udhëtarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar hapjen e dyerve.
Debati ka zgjatur disa minuta dhe më pas një prej udhëtarëve ka sulmuar shoferin e autobusit me grushte.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes disa minuta më pas duke shoqëruar vajzën që i humbi portofoli dhe personin që sulmoi shoferin.