Për ta bërë veten të padukshëm nga alarmet, dy grabitës shqiptarë në Itali, zvarriteshen në tokë, duke simuluar teknika gati ushtarake për të depërtuan në dyert e brendshme të ndërtesave të lojrave të fatit
Karabinierët e Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Torinos me kërkesë të Prokurorisë Publike, përmes operacionit të quajtur ‘Banda e vrimës’ kanë arrestuar dy shqiptarët të cilët kryenin vjedhje parash nga makinetat e lojrave të fatit.
Natën ata me një teknikë të mirëmenduar më pare depërtonin në brendësi të godinave të lojrave të fatit ku ndodheshin makinetat, pasi kishin hapur një të çarë në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Autorët e vjedhjeve që më parë inspektonin vendodhjen e sensorëve të alarmit dhe ishin gjithmonë të pajisur me kostume pune dhe helmeta të pajisura me llamba.
Është konstatuar se në periudhën midis janarit dhe qershorit të vitit 2019 ata kishin realizuar shtatë vjedhje duke marrë një vlerë totale prej 200 mijë eurosh.
Kështu ata ishin bërë tmerri i sallave të lojërave të fatit në provincën e Torinos, viktima të bastisjeve të shumta grabitqare. Më 3 janar të vitit të kaluar, në Chivasso , ata kishin marrë mbi njëqind mijë euro para të thata. Midis janarit dhe qershorit 2019, u konstatua se ata ishin përfshirë në 7 episode kriminale, pesë nga të cilat në vjedhjen e kazinove dhe dy vjedhje të tjera të kryera në shtëpi private.
Hetimet e kryera kanë lejuar jo vetëm identifikimin e tyre, por edhe gjetjen dhe kapjen e tyre në provincën e Caserta.