Një sfidë për të mos u harruar nga Sebastian Xhovinko, i cili shënoi golin që i dha fitoren skuadrës së tij, Al Hilal në takimin ndaj Esteghlal. Sfida ishte vlefshme për fazën e grupive në Championsin e Azisë. Italiani realizoi me një goditje nga jashtë zone dhe i dhuroi vendin e parë në grup skuadrës së tij. Me këtë gol italiani vendos një rekord personal. Ai bëhet lojtari i vetëm italian që ka shënuar në 3 Champions Liga, në tre kontinente të ndryshme. Në Europë ka gjetur golin me Juventusin 2 herë, 4 herë me Toronton dhe tashmë në Championsin e Azisë.