Bota

(Video) Zbulohen autorët e masakrës në Zelandë, filmuan sulmin live




               Publikuar në : 08:46 - 15/03/19 |
mapo.al

Një australian 28-vjeçar është autor i masakrës në dy xhami në Zelandën e Re, duke lënë pas të paktën 30 viktima.


Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

Vrasësi, i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant nga Grafton, transmetoi gjithçka live.

Sulmi ndodhi në kohën e lutjeve të së pretmes.

Një video nga Daily Mail Australia tregon autorin duke qëlluar në dhjetëra njerëz teksa ata përpiqen të ikin. Tre vetë besohet të jenë në paraburgim, si autorë duke përfshirë edhe një grua.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se nuk ishin në listat e dyshuara për terrorizëm.

Njëri prej tyre u arrestua sepse kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa një tjeter me uniformë ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.
Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas