Pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetit, Aldo Bumçi ka shpërthyer si kurrë më parë në akuza ndaj Kryeministrit Rama, por edhe Blendi Klosit që e kishte në debat gjatë emsionit “Opinion”.
Ai ngriti zërin teksa tha se “rruga është e vendosur, nuk ka kthim prapa. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën. Ne kemi dalë në rrugë, kemi dalë paqësisht, por ne jemi në rrugë dhe kjo është një kambanë e madhe alarmi. Ne jemi në rrugë, lëvizja e fundit paqësore ishte djegia e mandateve. Ne partnerëve u themi ju dëgjuam në vitin 2017, çfarë ndodhi në këtë vend. A u zhvlerësua euro si asnjë herë? A ishin milionat e eurove që blenë një popull të varfër, a ishte krimi që doli si Avdylajt? Ne nuk kthehemi mbrapsht dhe nuk do të pranojmë standarde demokracie që nuk pranohen as në Maqedoni. Gruevski nuk ka bërë 1 të dhjetën e asaj që ka bërë Edi Rama. Nuk mundet shqiptarët të pranojnë më pak se maqedonasit”, u shpre Bumçi.
*Videoja e Bumçit që po shpërndahet në rrjetet sociale, më shumë për natyrën e pazakontë të zemërimit të ish-deputetit.