Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Drac, të Ishmit. Zjarri ka rënë rreth dy kilometër larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin.