fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Zjarr ‘përbindësh’ në Qytetin Studenti, 2 banesa në flakë






               Publikuar në : 16:05 - 19/09/19 |
mapo.al

Zjarri në Qytetin Studenti ka marrë përmasat e një përbindëshi. Deri më tani raportohen 2 banesa të djegura dhe disa banorë të evakuuar. Sakaq, gazetari i Mapo-s në vendin e ngjarjes thotë se flakët janë fare pranë poligonit të qitjes duke rrezikuar edhe përfshirjen e tij.


Ashtu siç shihet dhe nga pamjet që përcjell “Mapo” drejpërdrejt nga vendi i ngjarjes, i rrezikuar nga flakët është një pallat 10 katësh si dhe godinat e studentëve.



Zjarrëfikëset kanë mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes dhe pse stacioni i tyre është 200 metra nga vendi i ngjarjes.

Flakët nisen rreth mesditës së sotme, ora 15:00 në një fushë që ndodhet në hyrje të Qytetit Studenti poshtë godinës “Iliria”. Ende nuk dihen shkaqet. Ndërsa rreth orës 16:30 flakët janë vendosur nën kontroll, kjo ndihmuar dhe nga reshjet e shiut që nisën në Tiranë gjatë pasdites.

Foto dhe video nga Mapo.al

<
>
Screenshot_2 1a5944ab-082f-418d-9f17-5f0c4ed62330 9dabfd7b-3b0f-46a3-90f2-66c735669c09 (1) 7c2e4450-25b7-4ba1-9021-97e4388cf749 d421d25b-20f6-44ff-83a2-da12276a9b37 583f88e1-693e-4c6b-8c65-c46d41875690 2d350de4-bd0e-443e-9627-4f55f33585fb

 

 


Etiketa: , , , , , , , , ,

Pas