Ka përfunduar sfida e parë e grupit D, Gjeorgji – Zvicër, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0, teksa në minutën e 57 ka ardhur goli nga Steven Zuber.
Zvicra ka dominuar lojën në statistika. Me 12 tentativa, 6 në portë e 6 jashtë saj, skuadra e Zvicrës ka arritur të shënojë në total 2 gola.
61% kundrejt 39% ka qenë kontrolli i topit në favor të ekipit zvicerian. Goli i dytë dhe ai i qetësisë ka ardhur pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 80 nga Denis Zakaria.
Ndeshjet e radhës për eliminatoret Euro 2020 do të luhen në orën 18:00.