Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Shemben pa rezistencë banesat në “Unazën e Re”






               Publikuar në : 18:26 - 15/07/19 |
mapo.al

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm fadromat e IKMT, të ndihmuara nga FNSH, “Shqiponjat” dhe Forcat e Rendit, vijojnë shembjen e disa banesave në zonën e Unazës së Re.


<
>
kashar17 kashar16 kashar15 kashar14 kashar13 kashar12 kashar11 kashar10 kashar9 kashar kashar1 kashar8 kashar7 kashar6 kashar5 kashar4 kashar3 kashar2

Objektet e banimit preken nga projekti i ndërtimit të Bulevardit të Kasharit dhe mësohet se shtëpitë janë liruar vullnetarisht nga familjarët disa ditë më parë. Shembja e tyre vijon pa rezistencë, megjithëse zona është e rrethuar nga forca të shumta policie siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO.

Megjithatë, mbërritja e policisë që në orët e mëngjesit ka alarmuar qytetarët e “Astirit”, të cilët kanë dalë në rrugë, por janë larguar pa asnjë incident, pasi janë informuar se bëhet për Bulevardin e Kasharit dhe jo për objektet që preken nga zgjerimi i “Unazës së Re”. Shembjet e banesave do vijojnë përgjatë tre ditëve në vijim.


Etiketa: , , ,

Pas