Aktualitet

Videoja e Lefter Allës, Artan Hoxha rrëfen çfarë dëshmoi në SPAK






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 23/01/20 |
mapo.al

Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij. Hoxha u ka dhënë përgjigje dhe akuzave se është përdorur nga politika. Sipas tij, askush nuk e lidh dot me Salianjin apo me çështje si “Babale 2”, apo “Babale 3”.


“Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë. I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve. Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre. E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji”, deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.


LEXO EDHE:



Video duke marrë kokainë, Lefter Alla del nga SPAK pas 1 orë e 30 minuta




Etiketa: , ,

Pas