Aktualitet

Videoja e varfërisë/ Rama “rrëzon” Bashën, kryefamiljari: Do ta hedh në gjyq









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 24/01/21 |
mapo.al

Dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike as për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë dhe se jetojnë në gjendje të mjerueshme.



Gjatë denoncimit, Basha tha se fajin e ka Rama me dështimin e tij prej 8 vitesh në qeveri, duke premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijë një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.


Por sot kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video, ku kryefamiljari thotë se Basha e ka keqpërdorur, ndërsa paralajmëron edhe padi në Gjykatë. Sipas tij, videoja është e tre viteve më parë dhe nga ajo kohë ai është ndihmuar nga donatorët.




Agim Qosja thotë se gjendja ekonomike e familjes së tij ka ndryshuar.



“Nuk mund përdoren për qëllime politikë, një video e dy jetimëve. Si mund të bëhet Kryeministër një person që merret me dy jetimë? Këtë do e ndjekë edhe në rrugë ligjore, do padisë Bashën pasi kjo nuk është më gjendja ime reale që kur shtëpia në është rikonstruktuar nga Elvis Naçi dhe nga komuna na kanë ndihmuar me librat e fëmijëve sot dhe vetë jam në punë. Nuk është politikan një njeri që merret me jetimet dhe video të së kaluarës. Jam ndjerë shumë keq dhe nuk dija gjë. Më thotë një shok që është publiku fëmija dhe u habita pasi ajo është shumë kohë më parë. Më ka rikthyer në mendje një gjë shumë të hidhur për mua dhe fëmijët, në një kohë që unë luftoj e punojë që fëmijët ta harrojnë atë periudhë të vështirë dhe këto ma rikujtojnë“, tha kryefamiljari Agim Qosja.

Lexo edhe :  “100 dështimet e Ramës”- Basha: Shqipëria, vatër e pastrimit të parave, shkak korrupsioni

LEXO EDHE: 

Basha poston video prekëse: Rama duhet të largohet, ne do të sjellim ndryshimin

1


Etiketa: , ,

Pas